Emri/ Dyshohet se e ndihmoi të arratisej pas krimit në Kavajë, shoqërohet në polici shoku i Habib Rexhës
Policia ka shoqëruar mbrëmjen e sotme shokun e Habib Rexhës, pasi dyshohet se ka ndihmuar në arratisjen pas vrasjes së Arian Gosës në Kavajë. Ervis Kurti është shoqëruar dhe pritet të merret në pyetje.
Vetë Rexha ka dëshmuar para policisë se ka qenë bashkë me shokun e tij kur ka parë Arjan Gosën rastësisht duke pirë kafe në një lokal në Kavajë dhe ka marrë armën duke shkuar pranë tij.
Edhe pse ka pranuar se shoku i tij nuk ka qenë në dijeni të krimit që do kryente, ai ka treguar se pas vrasjes është larguar bashkë me të në drejtim të Kukësit.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.