EMRI/ Apartamente dhe llogari bankare, GJKKO sekuestron pasuritë e të dënuarit për drogë

Aktualitet

EMRI/ Apartamente dhe llogari bankare, GJKKO sekuestron pasuritë e të

Pasi dyshohet se janë produkt i veprimtarisë kriminale, GJKKO ka konfiskuar pasuritë në emër të të dënuarit për drogë, Veip Ormënaj dhe familjarëve të tij.

Pas hetimeve ka rezultuar se Veip Ormënaj zotëronte pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, të cilat nuk i justifikonte me burime të ligjshme të ardhurash.

Ai është dënuar nga autoritetet gjyqësore të Belgjikës për veprat penale të “Trafikim i substancave narkotike” dhe “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”, parashikuar nga legjislacioni penal i Mbretërisë së Belgjikës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pasuritë e paluajtshme të konfiskuara ndodhen në Orikum, Vlorë dhe janë:

Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 220.80m2;

Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 216.50m2;

Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 47.50m2;

Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 44.30m2;

Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 48 m2;

Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 58.70 m2;

Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 46.30m2;

Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 93.m2;

Depozitë bankare në shumën prej 190.013.78 Euro;

Depozitë bankare në shumën prej 68. 987.00 Euro.

ME TE LEXUARAT