Emrat/ Zbardhja e 6 vrasjeve, kush janë "Killerat" e bandës së Laert Haxhiut të arrestuar dhe të shpallur në kërkim
Megaoperacioni i Policisë së Shtetit “Never Forget” pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Artan Tafani arriti të vërë në pranga 12 anëtarë të grupit famëkeq të autorit të masakrës së Lushnjes, Laert Haxhiu. Të arrestuar mbeten shtetasit, Artan (Marjus) Tafani, Lulzim Spahija (Arapi), Ligor Romacka, Erisiano Abedini, Bledar Berberi, Maringlen Topuzi, Bujar Abedini, Enriko Xhahysa, Klea Gjata, Idriz Manej, Fatjon Veliu, dhe Laert Haxhiu. Në kërkim për ngjarje kriminale si vrasje dhe shkatërrim prone, janë Lorenc Lala (alias Ilir Lamberti alias Kristian Lala, Firdeus Berberi, Kristi Bixheku dhe Ederi Caushi.
“Për ngjarjet e sipërpërmendura janë ekzekutuar urdhrat e ndalimit të prokurorit, për shtetasit e mëposhtëm:
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
1. Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnje, i dyshuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (3 raste, në dëm të viktimave Çajup Selimi, Fridman Xhaferaj dhe Alban Semaku); “Vrasja për gjakmarrje” e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Albi Bashaliu); “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Kujtim Meta); “Shkatërrim i pronës me eksploziv” e kryer në bashkëpunim (4 herë, me të dëmtuar shtetasit Erion Çoku, Bashkim Rajku, dhe Bujar Turku/2 herë ); “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” e kryer në bashkëpunim (3 herë, ndaj shtetasve Adriatik Guri (Doga), Rexhep Gina dhe Genci Hida); “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim (3 raste, me të dëmtuar shtetasve, Shezai COBO, Gëzim Çepele dhe Marjus Zejneli);
2. Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnje, i dyshuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (3 raste, në dëm të viktimave Çajup Selimi, Fridman Xhaferaj dhe Alban Semaku); “Vrasja për gjakmarrje” e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Albi Bashaliu); “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Kujtim Meta); “Shkatërrim i pronës me eksploziv” e kryer në bashkëpunim (3 herë, me të dëmtuar shtetasit Erion Çoku, Bashkim Rajku dhe Arjan Aliço); “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” e kryer në bashkëpunim (ndaj shtetasit Adriatik Guri (Doga); “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim (me të dëmtuar shtetasin Gëzim Çepele). Aktualisht në IEVP, në Berat;
3. Ligor Romacka, 31 vjeç, lindur në Korçë, i dyshuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim (2 raste, në dëm të viktimave Çajup Selimi dhe Fridman Xhaferaj) dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Aktualisht në IEVP, në Korçë;
4. Erisiano Abedini, 32 vjeç, banues në Tepelenë, i dyshuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (në dëm të viktimës Çajup Selimi), “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” e kryer në bashkëpunim (3 raste, me të dëmtuar shtetasit Bashkim Rajku dhe Bujar Turku/2 herë);
5. Bledar Berberi, 34 vjeç, banues në Pogradec, i dyshuar për veprën penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Fridman Xhaferaj);
6. Maringlen Topuzi, 37 vjeç, banues në Pogradec, i dyshuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (në dëm të viktimës Fridman Xhaferaj), “Vrasja për gjakmarrje” e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Albi Bashaliu);
7. Bujar Abedini, 49 vjeç, banues në Tepelenë, si i dyshuar për veprën penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (në dëm të viktimës Çajup Selimi);
8. Enriko Xhahysa, 23 vjeç, banues në Gjocaj, Peqin, i dyshuar për veprën penale “Vrasja për gjakmarrje” e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Albi Bashaliu).
9. Klea Gjata, 27 vjeçe, banuese në Lushnjë, e dyshuar për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”;
10. Idriz Manej, 68 vjeç, lindur në Ktosh, i dyshuar për veprën penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (në dëm të viktimës Fridman Xhaferaj). Aktualisht në IEVP, në Korçë;
11. Fatjon Veliu, 36 vjeç, lindur në Berat, i dyshuar për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” e kryer në bashkëpunim (ndaj shtetasit Rexhep Gina). Aktualisht në IEVP, në Lezhë.
12. Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë, i dyshuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (3 herë, në dëm të viktimave Çajup Selimi, Fridman Xhaferaj dhe Alban Semaku); “Vrasja për gjakmarrje” e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Albi Bashaliu); “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Kujtim Meta); “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” e kryer në bashkëpunim (5 herë, me të dëmtuar shtetasit Erion Çoku, Bashkim Rajku, Bujar Turku/2 herë dhe Arjan Aliço); “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” e kryer në bashkëpunim (3 herë, ndaj shtetasve Adriatik Guri (Doga), Rexhep Gina dhe Genci Hida); “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim (2 herë, me të dëmtuar shtetasit Gëzim Çepele dhe Marjus Zejneli). Aktualisht në IEVP, në Greqi.
Në vijim, u shpallën në kërkim shtetasit:
13. Lorenc Lala (alias Ilir Lamberti alias Kristian Lala), 46 vjeç, banues në Lushnjë, i dyshuar për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje” e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Albi Bashaliu) dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” e kryer në bashkëpunim (ndaj shtetasit Rexhep Gina);
14. Firdeuss Berberi, 22 vjeç, banues në Pogradec, i dyshuar për veprat penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim, (me të dëmtuar shtetasin Marjus Zejneli), “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”;
15. Kristi Bixheku, 28 vjeç, banues në Lushnjë, i dyshuar për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” e kryer në bashkëpunim (2 herë, me të dëmtuar shtetasin Bujar Turku/2 herë) dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” e kryer në bashkëpunim (ndaj shtetasit Genci Hida);
16. Ederin Caushi, 36 vjeç, banues në Lushnjë, i dyshuar për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” e kryer në bashkëpunim (ndaj shtetasit Rexhep Gina). “