Emrat/ U arrestuan gjatë megaoperacionit “Tempulli”, dalin para gjykatës “spaçatorët”, mes tyre dhe “Ujku i Cërrikut”
Kanë dalë sot para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë nëntë personat e arrestuar në Elbasan në kuadër të megaoperacionit kundër narkotikëve që u shtri në disa qytete.
Para trupit gjykues kanë dalë; Gildi Ballolli, Mikel Poçi, Stiven Faqolli, Saimir Rexhepi i njohur si “Ujku i Cërrikut”, Françesko Braho, Endrit Kovaçi, Ervis Duzha dhe punonjësi i policisë Sajmir Hysa.
Mësohet se organi i akuzës ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” për të gjithë të akuzuarit.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Megaoperacioni u ndërmor në disa qytete kryesore më 14 shtator 2023 duke çuar në pranga 233 persona që merreshin me shpërndarjen e drogave në afërsi të shkollave apo godinave banimi. 23 grupe kriminale u shkatërruan në megaoperacioni i zhvilluar në 5 qarqe të ndryshme të vendit, Tiranë, Durrës, Korçë, Vlorë dhe Elbasan.