EMRAT/ Shisnin kokainë në lokalet e natës, dy të arrestuar në Himarë
Policia e Himarë ka arrestuar dy persona, të cilët ekuzohen se lëviznin me automjet për të shitur doza kokaine dhe kanabisi në lokalet e natës.
Në kuadër të operacionin policor të koduar “Parts 25” janë vënë në pranga shtetasit Julian Çollaku, 27 vjeç dhe Edmal Tahiri, 20 vjeç, të dy banues në Tiranë.
“Nga kontrolli në automjetin me të cilin lëviznin këta shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi të lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis, të ndara në doza, gati për shitje.” – thuhet në njoftimin e Policisë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.