Emrat/ Autorët të maskuar, qëlluan drejt tavolinës në lokal, ja kush janë të plagosurit

Aktualitet

Detaje të reja për atentatin sot në Rrëshen, ku mbeti i vrarë 60-vjeçari Martin Bardhi dhe u plagosën tre persona të tjerë.

Autorët kanë qenë dy dhe të maskuar. Ata kanë qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të tavolinës, ku ndodheshin viktima dhe tre persona e tjerë që mbetën të plagosur nga plumbat.

Sipas rindërtimit të skenës së krimit, autorët kanë vijuar të qëllojnë edhe në lëvizje duke u larguar në rreth 20 metra distancë.

Personat që mbetën të plagosur Olti Gjini, Ilir Bardhoku, Indrit Bardhi (djali xhaxhait të viktimës) janë dërguar në spitalin e Traumës, ku po marrin ndihmë mjekësore.

ME TE LEXUARAT