EMRAT/ Aksident i rëndë në SHBA, çifti shqiptar përplaset me makinë, humb jetën tragjikisht gruaja shtatzënë

Aktualitet

EMRAT/ Aksident i rëndë në SHBA, çifti shqiptar

Një grua shtatzënë 23 vjeçe ka humbur jetën në mënyrë tragjike në një aksident në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas mediave amerikane bëhet fjalë për shqiptaren Adriana Sylmetaj, e cila ishte duke udhëtuar me makinë me bashkëshortin e saj, Adem Nikeziç, kur ky i fundit humbi kontrollin e mjetit duke u përplasur.

Nga shpejtësia e madhe humbi jetën bashkëshortja e tij, e cila ishte në pritje të një fëmijë, ndërsa 30-vjeçari ka mbetur i plagosur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ngjarja ka ndodhur në Bulevardin Hylan në Staten Island, Nju Jork, rreth orës 4:45 të mëngjesit të së shtunës (28 janar).

Mediat raportojnë se shpejtësia ishte aq e madhe sa gruaja “fluturoi” nga makina, ndërsa mjeti u nda në tre pjesë.

Një zëdhënës i Departamentit të Policisë së Nju Jorkut tha se i riu akuzohet për  për vrasje nga pakujdesia dhe drejtim i mjetit në gjendje të dehur.

I dashuri u dërgua në Spitalin North University Staten Island pas aksidentit, ndërsa oficerët e policisë zbuluan se ai ishte nën ndikimin e alkoolit. Sipas një regjistri çifti shqiptar ishte në pritje të lindjes së një vajze më 12 prill.

Reagimet në internet për ngjarjen ishin të shumta, duke e konsideruar 30-vjeçarin “turp për komunitetin shqiptar”.

ME TE LEXUARAT