Shqiptari 39-vjeç zhduket në Bari, prej dy javësh asnjë kontakt me familjen

Aktualitet

Shqiptari 39-vjeç zhduket në Bari, prej dy javësh asnjë


Një shtetas shqiptar ka humbur në Bari, Itali prej dy javësh.

Elton Çela, 39-vjeç, për herë të fundit është parë në stacionin e autobusëve që nisen drejt Shqipërisë.

Prej datës 8 prill, familjarët e tij, si ata që jetojnë në Itali, ashtu edhe në Shqipëri, kanë humbur çdo lloj kontakti me të.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ata e kanë kërkuar kudo në zonën e Barit por nuk kanë mundur ta gjejnë. Për humbjen e tij, familjarët kanë bërë denoncim edhe në polici, por ende asnjë gjurmë prej tij.

Në këto rrethana, familjarët kërkojnë ndihmën e shqiptarëve për gjetjen e 39-vjeçarit.

ME TE LEXUARAT