Elbasan, shkoi në spital në gjendje të rëndë, ndërron jetë fëmija 3 vjeç
Një fëmijë 3-vjeç ka nderruar jetë mengjesin e sotëm.
Policia njofton se i mituri ka shkuar në gjendje të rëndë për jetën dhe pas disa orësh ka ndërruar jetë.
Njoftimi nga policia:
Merr lajme ekskluzive në Viber
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.
Elbasan/ Informacion paraprak
Më datë 19.01.2022, në orët e para të mëngjesit është dërguar në spitalin e Elbasanit, në gjendje të rëndë për jetën, shtetasi i mitur A. I., 3 vjeç, i cili pas disa orësh ka humbur jetën.
Grupi hetimor ka kryer veprimet e para hetimore në vendngjarje dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.