Elbasan/ Përfundon vaksinimi për mjekët dhe infermierët

Aktualitet

Elbasan/ Përfundon vaksinimi për mjekët dhe infermierët

Ne Elbasan ka përfunduar vaksinimi i bluzave të bardha ndërkohë që ky proces po vijon tashmë edhe në spitale të bashkive të tjera të Qarkut të Elbasanit.

Aktualisht janë duke u vaksinuar bluzat e bardha në spitalin e Librazhdit. Ndërkohë është duke u përgatitur e gjithë infrastruktura, e nevojshme për fazën e dytë të vaksinimit fazë e cila do të përfshijë të moshuarit.

Në Elbasan ky proces do të përfshijë të moshuarit e azilit të të moshuarve ndërsa, ndërsa më pas edhe kategorinë tjetër të moshës së tretë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë shifrat vazhdojnë të jenë të lartë të të prekurve, duke e renditur Qarkun e Elbasanit, ndër qarqet me numrin më të lartë të të prekurve me Covid -19. Në 24-orët e fundit në qarkun e Elbasanit, ka pasur edhe dy humbje jete.

Ndërkohë në pavionin Covid të krijuar në Spitalin Rajonal të Elbasanit janë të shtruar 22 pacientë, gjendja e tyre është e stabilizuar nuk ka raste të rënda një këtë spital, ndërkohë që kapaciteti i tij është 81 shtretër, kapacitet i cili duket se do të rezaurohet shpejt nisur nga numri i lartë i të prekurve.

Hapja e shkollave gjithashtu shënoi edhe një rritje të mësuesve të prekur me Covid-19. Një javë më parë në Bashkinë e Elbasanit sipas shifrave të ZRVA-së së Elbasanit kanë qenë të prekur me Covid-19, 28 mësues ndërsa sot janë 37 mësues pozitiv dhe 18 nxënës.

ME TE LEXUARAT