Ekzekutimi 31-vjeçarit në Vlorë, arrestohet autori i dyshuar

Aktualitet

Ekzekutimi 31-vjeçarit në Vlorë, arrestohet autori i dyshuar

Burime bejnë me dije se Policia e Vlorës ka arrestuar një prej autorëve të dyshuar për vrasjen e ndodhur pak minuta më parë, pranë Gjykatës së Apelit.

Personi mësohet se është arrestuar në afërsi të rrugës që të con në pyllin e Sodës, ndërsa nuk bëhet me dije identiteti i tij.

Burime bëjnë me dije se ndaj viktimës është qëlluar katër herë me armë zjarri, nga një makinë në lëvizje.

Viktima ka qenë duke ecur në trotuar në momentin kur është qëlluar me breshëri armësh.

Autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes me një mjet gri, por nuk dihet ende nëse ata janë ndarë pas krimit.

Autorët kanë qenë duke lëvizur nga Gjykata e Apelit, në drejtim të Portit të Vlorës, kur kanë qëlluar me breshëri arme.

Policia tashmë ka mbërritur në vendin ku është personi i vdekur, dhe po punon për identifikimin e tij.

Njoftimi i policisë:

Më datë 03.03.2021, rreth orës 14:20, në lagjen “Bashkimi”, në afërsi të Gjykatës së Apelit, Vlorë, është qëlluar me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta shtetasi T.Gj., 31 vjec, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin e Vlorës.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendgjarje ku është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbej zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve.

ME TE LEXUARAT