Eksperti i shëndetit publik ndan mesazhin: Shpëlarja e trurit nga 'Anti-VAX'-ët është e frikshme

Aktualitet

Eksperti i shëndetit publik ndan mesazhin: Shpëlarja e trurit nga

Eksperti i shëndetit publik, Erion Dasho vijon të përcjellë mesazhe pro vaksinimit te qytetarëve, kundër Covid-19.

Në një postim në rrjetet sociale, Dasho thekson se “shplarja e trurit” nga personat anti-vaksinë, ka marrë përmasa të frikshme.

Sipas tij, të ashtuquajturit “trima” që janë kundër vaksinimit, po sjellin armiqësimin e njerëzve me sistemin shëndetësor.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Shplarja e trurit nga ana e No-VAX-ëve dhe Anti-VAX-ëve ka marrë përmasa të frikshme. Njerëz të indoktrinuar rrezikojnë jetën, por gjithsesi refuzojnë vaksinën kundër COVID-it.

“Trimat” dhe “kompetentët” kanë përmbushur një mision tejet të rrezikshëm, armiqësimin e njerëzve me sistemin shëndetësor dhe krijimin e një grupimi amorf që refuzon shkencën me argumentë totalisht anti-shkencorë dhe të dëmshëm për shëndetin.

Uroj të jetë një modë kalimtare…”-shkruan Erion Dasho

Eksperti i shëndetit publik ndan mesazhin: Shpëlarja e trurit nga

ME TE LEXUARAT