Efektivja gjen një armë të fshehur poshtë sediljes së makinës së shërbimit, dyshohet se...

Aktualitet

Efektivja gjen një armë të fshehur poshtë sediljes së

Një rast i paprecedentë ka ndodhur në një nga komisariatet e Tiranës.

Mbrëmjen e së mërkurës një efektive e patrullës në komisariatin nr 1 në Tiranë së bashku me kolegun e saj kanë gjetur një armë zjarri brenda automjetit të shërbimit.

Fillimisht, punonjësja e policisë ka humbur një send personal dhe ka kërkuar sëbashku me kolegun në mjet. Në pjesën e poshtme të sediljes së pasagjerit kanë gjetur një çantë të zezë meshkujsh të mbuluar me pluhur. Kur e kanë hapur brenda saj kanë gjetur një pistoletë TT.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Arma është dërguar në laborator për shenjat e gishtave. Dyshohet se arma mund të jetë lënë nga ndonjë person i shoqëruar që ka qenë i armatosur. Ai dyshohet se ka përfituar nga mungesa e vëmendjes së efektivëve dhe e ka fshehur.

Akoma nuk dihet sesa kohë ka patur arma e fshehur brenda makinës së policisë ndaj hetuesit nuk kanë akoma ndonjë emër të dyshuar.

Në hetime ka marrë pjesë edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

 

ME TE LEXUARAT