Efektivi i "Shqiponjave" frikësoi qytetarët me armë zjarri, zbulohen detaje nga sherri në Tiranë

Aktualitet

Efektivi i "Shqiponjave" frikësoi qytetarët me armë

Zbulohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e mbrëmjes së të hënës ku një efektiv i forcës së Posaçme Shqiponja qëlloi me armë zjarri në rrugën “Siri Kodra”, në Tiranë.

Efektivi i policisë i identifikuar si Adrian Meta, dyshohet se pas orarit të punës në radhët e uniformave blu, punonte edhe si truprojë. Mbrëmjen e të hënës personi që ruhej nga efektivi Meta ka pasur një debat me një qytetar.

Ky i fundit thirri disa të njohur të tij për t’u sqaruar dhe në këtë moment ndërhyri efektivi i policisë dhe qëlloi me armë në ajër, duke terrorizuar banorët e zonës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ky rast është duke u ndjekur nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe Prokuroria e Tiranës. Ky nuk është rasti i parë që efektivet e policisë Shqiponja përfshihen në ngjarje të tilla.

10 ditë më parë dy punonjës të kësaj strukture u përfshinë në një tjetër konflikt fizik, me një kolegun e tyre, i cili ushtron detyrën në Policinë e Vlorës.

ME TE LEXUARAT