“Edi Rama është nën hetim nga FBI”, Berisha del me thirrjen e fortë për kryeministrin

Aktualitet

“Edi Rama është nën hetim nga FBI”, Berisha del me

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se kryeministri Edi Rama është nën hetim të plotë nga FBI, për skandalin e McGonigal.

Komentet Berisha i bëri përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, ku tha se Rama akuzohet për korruptimin e McGonigal përmes Agron Nezës.

Berisha shprehu bindjen se kryeministrin nuk e mbron dot më askush dhe i bëri thirrje Ramës që të japë dorëheqje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Edi Rama është në hetim të plotë nga FBI për korruptimin e McGonigal nga Rama-Neza.

Ate nuk e mbron dot më askush!

Të dashur miq, të gjithë ata që u thonë ju se Edi Rama nuk është në hetim, mashtrojnë në mënyrë të paskrupullt!

Dhe njëherë i bëj thirrje Edi Ramës, largohu! Jep dorëheqjen bashkë me kabinetin tënd të kalbur! #sb

ME TE LEXUARAT