“Edhe 8 ditë!”/ Florian Marku ka një kërkesë për tifozët shqiptarë: Merrni me vete...

Sport

“Edhe 8 ditë!”/ Florian Marku ka një kërkesë

Florian Marku do të realizojë një nga ëndrrat e tij të fëmijërisë, pasi do të zhvillojë një nga përballjet më të rëndësishme të tij në Shqipëri, në “Air Albania”.

Boksieri shqiptar, kampion bote në peshën “Welter” në kategorinë IBF International po vijon me intensitet stërvitjen për duelin e 25 gushtit në stadiumin “Air Albania”.

Marku  do të ketë përballë një rival të fortë meksikan, Miguel Parra.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Përmes një postimi në Facebook, kampioni ka një kërkesë për të gjithë fansat e tij. teksa i lajmëron se është gati, Marku i kërkon të gjithëve të marrin me vete flamurin kuq e zi në stadium.

“Jam gati! Edhe 8 dite kane ngelur per ndeshjen me te madhe te historise te boksit ne Tirane.

Ju pres te gjitheve ne stadiumin Air Albania, merrni me vete Flamurat qe te krijojme nje atmosfere e cila do te mbahet mend gjate!”, shkruan Marku.

ME TE LEXUARAT