“E vrava unë”, kush është shqiptari që qëlloi për vdekje biznesmenin Artan Kaja
Është zbuluar identiteti i 50-vjeçarit shqiptar, i cili dyshohet si autor i vrasjes së biznesmenit Artan Kaja, i cili u gjet i pajetë mbrëmjen e së martës (7 janar) brenda fabrikës së letrës Smurfit Kappa në Lunata.
53-vjeçari shqiptar u qëllua për vdekje me armë nga një distancë e afërt brenda kompanisë së tij, ndërsa trupi i pajetë u gjet nga bashkëshortja e tij. Fillimisht u raportuar si një aksident në punë, por mbrëmjen e 9 Janarit u konfirmua se ishte vrasje.
I arrestuari si autor i dyshuar është Marian Tepa, me origjinë shqiptare, por banues në Capannori. Ai u dërgua gjatë natës në burgun “San Giorgio” në Lucca.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Ka qenë vetë 50-vjeçari që ka pranuar krimin dhe është paraqitur në polici ku tregoi se ishte ai autor i vrasjes, duke mos treguar arsyen e krimit të rëndë. Gjithashtu nuk është gjetur ende arma e përdorur për vrasjen e Artanit.
Ndërkohë, policia italiane, pasi kanë kryer kontrolle të mëtejshme në Smurfit, po hetojnë mbi arsyet e krimit, përfshirë mosmarrëveshjet e vjetra mes dy bashkatdhetarëve.