“E sollëm me buzë të nxirë në spital dhe na vdiq”, flet babai i 3-vjeçares që ndërroi jetë në Elbasan

Aktualitet

“E sollëm me buzë të nxirë në spital dhe na


Një fëmijë vetëm 3 vjeç ndërroi jetë në spitalin Pediatrik të Elbasanit në orët e para të ditës së sotme pasi ishte dërguar atje me probleme të rënda shëndetësore. Babai 3-vjeçares, Agim Islami nga fshati Kusarth i Elbasanit tha për mediat para ambienteve të spitalit se e bija kishte 8-9 sëmurë dhe mjekët i kishin thënë se bëhej fjalë për një virozë.

Vajza nuk ishte sëmurë asnjëherë. Para një jave pati problem shëndetësore dhe e dërguam në spital. Mjeku na tha që ka virozë. Dje u përkeqësua sërish dhe e sollëm në spital. I bën sërum dhe na vdiq. Kishte 8-9 ditë sëmurë me të njëjtën gjëndje. Nuk e kuptoj as vetë se si ndodhi kjo”, tha ai duke theksuar se vajzën e kishte sjellë në spital me buzë të nxirë.

Pas mbërritjes së fëmijës në gjendje të rëndë, mjekët e kanë future atë në oksigjen, por e mitura nuk ka mundur t’ia dalë.
Më herët, në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe policia, e cila tha se po kryhen hetimet e nevojshme për zbulimin e shkakut të vdekjes së fëmijës.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Reagimi i policisë

“Më datë 19.01.2022, në orët e para të mëngjesit është dërguar në spitalin e Elbasanit, në gjendje të rëndë për jetën, shtetasja e mitur A. I., 3 vjeç, i cili pas disa orësh ka humbur jetën.


Grupi hetimor ka kryer veprimet e para hetimore në vendngjarje dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës. 

ME TE LEXUARAT