“Bëhu e dashura ime, ose…”, nëna e 27-vjeçares tregon mesazhet kërcënuese të Altin Çokut
Janë zbuluar detje tronditëse nga vetëvrasja e Sibela Abedinit, 27-vjeçares e cila u hodh nga tarraca e katit të 4-rt pas mesazheve shantazhuese nga Altin Çoku, i cili dyshohet se i publikoi foto intime në rrjetin social TikTok.
Nëna e viktimës, Daniela Abedini në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, ka treguar se në mesazhet që 39-vjeçari i dërgonte të bijës i thoshte “do të bëhesh e dashura ime, o s’ka”.
Sipas saj vajza i kishte kërkuar që të fshihte fotot, por Altin Çoku iu është drejtuar që “do ta bëj edhe më zi”.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“Kur isha dje në polici më thanë që vajza i ka dërguar një mesazh mostra ku i ka thënë “ose do bëhesh e dashura ime ose s’ka”. Vajza ka shkuar të punojë, jo të zërë të dashur. I ka thënë “do ta bëj të keqen”. I ka thënë që videot do t’i hedh në TikTok. Vajza i ka thënë që fshiji ato foto nga TikTok. “Do ta bëj edhe më zi, nuk ti heq”. Vajza është hedhur për shkakun e tij.
Ta dija që vajza mi tregonte, ose do ta vrisja me duart e mia, ose do ta denoncoja në polici. Unë e njoh fëmijën tim”, tha Daniela Abedini.
“Amanet Ambrën”, nëna tregon momentet e fundit të 27-vjeçares: Dha shpirt në prehrin e motrës
Nëna e 27-vjeçares, e cila vrau veten pas publikimit të një fotoje intime ka treguar versionin e saj të ngjarjes.
Në një intervistë për emisionin “Me Zemër të Hapur” në Neës24, Danjela Abedini hedh poshtë pretendimet se vajza ka qenë në hotel me personin e arrestuar, Altin Çoku.
Nëna e saj ka treguar edhe momentet e fundit, kur vajza e saj i ka lënë amanet të vëllait vajzën. Ndërsa më pas ka ndërruar jetë në prehrin e tezes së saj.
“Vajza ka qenë e qetë. Ajo ka qenë një fëmijë që gjithçka kishte e mbante për vete. Bela më tha futu lahu ti mami se je edhe e lodhur dhe shtrihu. Erdhi dhe motra nga puna, tu lujt e qesh me të, tu bo foto. Renata me telefon duke parë fotot me Ambrën. E kishte vendos edhe gocën në gjumë. Mori cigare dhe i tha ‘po dal të pi një cigare’. E pa goca që ishte vonuar dhe merr ne telefon: O teza a është Bela aty, jo thotë. Del tek salloni, në atë kohë po vinte çuni tek shtëpia. Solli çuni lekët, bleva për të ngrënë. Kur vjen çuni thotë: ku është Sibela, shkon të motra nuk ishte. Kur nxjerr djali kokën të penxherja ka bërtitur, mami e ka shkelur makina motrën.
Zbathur shkova, e pashë. Çuni e kapi për fyti atë shoferin e furgonit. O vëlla nuk e kam shkel unë, por ra nga pallati, i tha shoferi.
Erdhi policia, ambulanca. E kanë çuar te spitali, i ka thënë çunit, vëlla amanet Ambrën. Ka shtrënguar duart e motrës, ka vendos kokën te prehri dhe ka dhënë shpirt”, tha nënë e Sibelës në emisionin “Me Zemër të Hapur”.
E reja vrau veten për foton intime në Tik Tok, flet e ëma: Me këto duar do e bëj copash Altin Çokun
Nëna e Sibela Abedinit, 27-vjeçares e cila vrau veten pasi personazhi i TikTok i publikoi një foto intime, ka paralajmëruar se nëse Altin Çoku del nga burgu do të bëjë vetëgjyqësi.
Në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, Daniela tregoi Altin Çoku ka thënë në TikTok se “s’ka çfarë më bën shteti se jam me kartelë dhe kam lekë”.
“Jam betuar para arkivolit të gocës, me këto duar do ta bëj copa-copa dhe trupi i tij do të dorëzohet në polici të Kamëz. Do të marr hakun e fëmijës, djalin dhe gocën se fus, por unë vetë me këto duar. Nëse shteti e nxjerr nga burgu se është me kartelë dhe me para, unë do ta vras”, u shpreh ajo.
Nëna e Sibelës Abedinit: Fëmija ka qenë duke punuar, jo në hotel. As tek supermarketi nuk dilte, ishte fëmijë i mbyllur. Se kam pasur vajzën që shkonte nëpër hotele.
Kishte 1 muaj e 3 ditë që kishte ardhur nga Kosova. Si çdo çift kishin probleme, i thashë hajde rri këtu dhe qetësohu. E mora unë në Kosovë, vajza ka qenë shumë xheloze. I thashë ka fëmijë me ty, mos me mamin. E kam rritur pa babë, jam bërë nënë e babë vetë. Bashkëshorti është jashtë, ai është me tjetër. Këtë mostrën e kam takuar në një supermarket me gruan e vet, më tha më duhet një pastruese. Më tha jam me gruan dhe vajzën e vogël, i dhashë numrin e telefonit.
Kur shkova me vajzën, se s’donte të më linte vetëm, nuk ishte gruaja e tij aty, më tha është në spital. Punova dy ditë aty dhe gjeta punë tjetër në Bathore. Më tha vajza meqenëse ti gjete punë tjetër, po shkoj unë, Ditën e parë shkoi me vajzën e saj të vogël dhe i dha 20 mijë lekë. Ditën e dytë Sibela la vajzën tek motra dhe iku vetë, nuk i kishte dhënë lekë. I dha vetëm një çantë me lodra për vajzën e vogël. Ka shitur unazën dhe vajzën për t’i blerë vajzës pampersa. I thashë të mos shkojë më, se do të gjenim punë tjetër.
Ditën e dytë i tha që do iki në Itali dhe kur të të kontaktoj unë. Sibela ishte e qetë, nuk shfaqi shqetësime. Po të më thoshte mami kam këtë kërcënim, do të merrja telefonin do ta vrisja vetë fëmijën tim pa ma vrarë ai,
I kam thënë nxirreni atë nga policia. Ai ka thënë në TikTok s’kam çfarë më bën shteti se jam me lekë. Jam betuar pa arkivolit të gocës, me këto duar do ta bëj copa-copa dhe trupi i tij do të dorëzohet në polici të Kamëz. Do të marr hakun e fëmijës, djalin dhe gocën se fus, por unë vetë me këto duar. Nëse shteti e nxjerr nga burgu se është me kartelë dhe me para, unë do ta vras.
E shkuara e errët e Tik Tok-erit Altin Çoku, nga lidhja intime me kushërirën tek djegia e një të mituri
Altin Çoku 39 vjeç banues në Kamzë u arrestua nga policia për rastin e vetëvrasjes së Sibela Abedinit, e cila u vetëhodh nga kati i 4 i pallatit pas publikimit në TikTok të një fotoje intime të saj me vetë 39-vjeçarin.
Ai akuzohet për shkaktim të vetëvrasjes, por emisioni Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus, ka zbuluar edhe skedën kriminale të Altin Çokut në vitin 2010.
Para më shumë se 15 vitesh, Altin Çoku kishte krijuar një lidhje intime me një vajzë 18-vjeçare, që ishte kushërira e tij e afërt, konkretisht vajza e dajës.
Në vitin 2009, Çoku ishte njohur me një vajzë tjetër me të cilën kishte krijuar lidhje. Pas këtij momenti, kushërira e tij 18-vjeçare i dha fund marrëdhënies me të, por Altin Çoku insistonte që të vazhdonin lidhjen, madje duke e kërcënuar se do t’i bënte keq asaj dhe vëllait të vogël 15-vjeçar, që ishte djali i tij i dajës.
Deri sa në vitin 2010, Altin Çoku kreu një krim monstruoz. Në 31 Mars të atij viti rreth orës 11:30, djali i tij i dajës 15-vjeçar ka qenë duke mbledhur kanaçe në qytetin e Laçit. Altin Çoku, i cili kishte marrë një shishe me lëndë djegëse, ju afrua dhe e spërkati me të në trup, më pas i vendosi flakën me shkrepëse. Pastaj u largua.
15-vjeçari i mituri që ishte përfshirë nga flakët e zjarrit u shpëtua nga dy banorë të zonës, të cilës i hoqën rrobat dhe e dërguan në spital për ndihmë mjekësore. I mituri mundi të shpëtonte, por kishte pësuar djegie të rënda në masën 25%.
Prokuroria e Kurbinit e hetoi ngjarjen në atë kohë dhe nxorri para përgjegjësi Altin Çokun si autor të vrasjes së të miturit të mbetur në tentativë.
Mirëpo një raport i ekspertizës mjeko-ligjore e nxorri Altin Çokun me prapambetje mendore të moderuar dhe çrregullime të sjelljes, e që në kohën kur bëri veprën penale ishte i papërgjegjshëm për veprimet e tij. Ndaj Altin Çokut u vendos mjekim i detyruar ambulator, duke shpëtuar nga dënimi me burg.