E sëmurë me Covid, me probleme frymëmarrje, arsimtrja shqiptare u jep mësim maturantëve shtrirë

Aktualitet

E sëmurë me Covid, me probleme frymëmarrje, arsimtrja shqiptare u

Të gjithë punonjësit e shtetit nuk janë njësoj! Ka nga ata që e duan punën e tyre dhe angazhohen ta përmbushin atë me dinjitet duke e cilësuar si mision dhe jo si vlerë monetare që arkëtohet në llogarinë e tyre në fund të muajit.

Ditën e sotme në redaksinë tonë mbërriti një foto e një ku një mësuese shfaqej duke zhvilluar mësimin online, por në një mënyrë jo të zakontë.

Sipas raportimit dashakeq të një prej nxënësve që e kishte dërguar fotoja në fjalë bëri bujë, pasi mësuesja shihej shtrirë dhe jo siç jemi mësuar të shohim zhvillimin e një ore mësimi normale në ZOOM.

Të shumta kanë qenë komentet negative që “bombarduan” foton e mësueses, por tashmë ka dalë në pah një “version” i ri në lidhje me këtë ngjarje i rrëfyer nga vetë nxënësit e saj të cilët njëzëri e konfirmuan gjestin fisnik që ajo po bënte për maturantët të cilëve u jepte mësim.

E sëmurë me Covid, me probleme frymëmarrje, arsimtrja shqiptare u

Disa çaste më parë, pranë redaksisë së JOQ ALBANIA ka mbërritur një mesazh nga disa nxënës të cilët ka qenë pretent gjatë zhvillimit të orës së mësimit online, teksa mësuesja u kërkoi ndjesë paraprakisht për gjendjen në të cilën ndodhej dhe megjithëse e sëmurë insistoi që të mos ua linte pa shpjeguar leksionin i cili me shumë gjasë do t’u pyetej me shkrim në provim.

Më konkretisht, nxënësi në emër të klasës shkruan se:

Kjo zysha esht nji zysh shum e mir saqe gati te gjith kan rrespekt. Ajo ka qen e semur me Covid-19 dhe me marrje fryme saqe mund te ket pasur nevoj per oksigjen dhe gjithsesi e semir nxenesve u ka zhvilluar mesimin.

ME TE LEXUARAT