E RËNDË në Fier/ Nuk pranonte të largohej nga shtëpia, djali rreh nënën

Aktualitet

E RËNDË në Fier/ Nuk pranonte të largohej nga shtëpia,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Fier, ku një 46-vjeçar ka dhunuar nënën e tij.

46-vjeçari ka rënë në prangat e policisë, teksa mësohet se ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij 69-vjeçare, pasi ajo nuk pranon të largohet nga shtëpia ku ata banojnë.

Pësohet se uniformat blu disponojnë dhe një video që provon dhunën e ushtruar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin V. T., 46 vjeç, djali i shtetases M. T. (e cila shfaqet në video), pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj kësaj shtetaseje.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. T., 69 vjeçe, për veprën penale “Vetëgjyqësia”, pasi dyshohet se kjo shtetase, me vetëgjyqësi, nuk pranon të lirojë banesën në pronësi të djalit të saj, shtetasit V. T

ME TE LEXUARAT