E rëndë/ Stuhia rrëzoi tendën e kalçetos, ndërron jetë 22-vjeçari

Aktualitet

E rëndë/ Stuhia rrëzoi tendën e kalçetos,

Ka ndërruar jetë në spital, 22-vjeçari, Armando Kazma, i cili u dëmtua pasi stuhia rrëzoi tendën e një kalçetoje në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:50, te “Ura e Gajdarit”.

Si pasojë e motit të përkeqësuar tenda u rrëzua dhe i riu mori dëmtime. Ai u dërgua menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin e Sarandës, por si pasojë e plagëve të marra nuk ka mundur të mbijetojë.

Sarandë/Informacion shtesë

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në vijim të informacionit paraprak për rrëzimin e tendës së një kalçetoje sportive, ku si pasojë u dëmtua shtetasi A. K., 22 vjeç, ju informojmë se si pasojë e dëmtimeve të marra, ky shtetas ndërroi jetë në spital.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT