E rëndë! Një tjetër 12 vjeçar humb jetën në spital!
Lajmifundit
/
7 Shkurt 2025, 20:17
Aktualitet

Një 12-vjeçar ka ndërruar jetë sot në spitalin e Durrësit, pas një gjendjeje të rënduar shëndetësore.
Sipas burimeve nga bluzat e bardha, mësohet se i mituri ishte intubuar për shkak të komplikacioneve të rënda shëndetësore dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk ja kanë dalë ta shpëtojnë.
Ndërkohë që koha nuk ka premtuar as për ta transportuar për mjekim të specializuar drejt Tiranës, sipas CNN. Dyshohet se ka qenë hemoragjia cerebrale ajo që i ka shkaktuar dhe humbjen e jetës 12-vjeçarit.