E rende/ Një person i armatosur vret tre persona në një mini market

Aktualitet

E rende/ Një person i armatosur vret tre persona në një mini

Një tjetër tragjedi ka ndodhur në Uashington ku një person i armatosur ka hapur zjarr në një mini market ku nga të shtënat kanë mbetur të vrarë tre persona.

Sipas informacioneve nga policia lokale, autori është identifikuar dhe është 21-vjeçari Jared Haddock.

Autoritetet, të cilat kanë publikuar një foto të sulmuesit, e cilësojnë atë si të rrezikshëm. 21-vjeçari ende nuk është arrestuar, ndërsa policia po vijon kërkimet.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Dy viktima u qëlluan brenda dyqanit, ndërsa një i tretë u qëllua jashtë.

I dyshuari më pas vrapoi nëpër rrugë në një pikë karburanti ku qëlloi një person tjetër brenda një makine, duke e detyruar atë në sediljen e pasagjerit përpara se të largohej.

Ende nuk dihet gjendja e personit të plagosur nga të shtënat.

Ky është incidenti i tretë i madh me të shtëna në një javë në SHBA, pasi një klub nate në Luiziana.

u qëllua 48 orë më parë.si pasojë e të cilit mbetën të plagosur 12 persona ndërsa pak ditë më parë humbën jetën 10 persona nga të shtënat në një studio kërcimi në Los Angeles.

ME TE LEXUARAT