Ish-burri godet me thikë 45-vjecaren shqiptare në Itali, nënë e dy vajzave: Bëra atë që duhej...!!!

Aktualitet

Ish-burri godet me thikë 45-vjecaren shqiptare në Itali,

Një grua 45-vjeçare nga Shqiperia, nënë e dy vajzave, u godit me thikë për vdekje në rrugë në Tolentino në provincën e Maceratës.

Ngjarja ndodhi pak pas orës 20:00 në Viale Benadduci, në qendër të qytetit, përpara dhjetëra njerëzve që mbushnin rrugën.

Gruaja, Gentiana Hudhra, me origjinë shqiptare, u vra nga ish-bashkëshorti i saj 55-vjeçar, një bashkëkombës, nga i cili gruaja ishte ndarë për tre vjet.

Ish-burri godet me thikë 45-vjecaren shqiptare në Itali,

Viktima, e cila punonte si kujdestare, ishte duke shkuar në punë kur u qellua me thike nga ish burri.

"Dëgjova një britmë dhe dola nga bari - tha një dëshmitar -, gruaja ishte në tokë dhe ai vazhdoi ta godiste me shqelma, pastaj u ul në një stol dhe tha 'Bëra atë që duhej'".

Kur mbërriti policia, burri ishte ulur në një stol dhe nuk bëri rezistencë teksa e arrestuan.

Sipas informacioneve fillestare, burri vuan nga probleme psikiatrike: ai po mbahej i ndaluar në pritje të mbërritjes së prokurorit publik.

"Dëgjova një britmë dhe dola nga bari - thotë një dëshmitar -, gruaja ishte në tokë dhe ai vazhdoi ta godiste me shqelma, pastaj u ul në një stol dhe tha 'Bëra atë që duhej'".

Ish-bashkëshorti është 55 vjeç, gjithashtu me origjinë shqiptare, nga i cili gruaja kishte qenë e ndarë për disa vite. Ish-çifti ka dy fëmijë të moshës 21 dhe 23 vjeç. 

ME TE LEXUARAT