E rëndë në Itali/ Ekzekutohet me plumb në kokë 35-vjeçarja shqiptare, nënë e dy fëmijëve
Një 35 vjeçare shqiptare është qëlluar me armë zjarri në mes të rrugës në provincën Casterlfiorentino, Itali. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 të së enjtes.
Kalimtarët njoftuan menjëherë ambulancën por 35 vjeçarja Klodiana Vefa, e cila punonte si kamariere në një piceri disa metra larg vendit të ngjarjes, vdiq përpara se të transferohej në spital.
Dyshimet janë se ajo mund të jetë ekzekutuar nga bashkëshorti i saj Alfred Vefa, me të cilin nuk ishte ndarë ligjërisht por kishin probleme. Ai rezulton i zhdukur që nga momenti i vrasjes së saj.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Gruaja kishte dy fëmijë 14 dhe 17 vjeç dhe ishte një leje qëndrimi të rregullt në Itali.