E quajti budalla, qeveria gjermane i përgjigjet komentit të Musk për Scholz

Aktualitet

E quajti budalla, qeveria gjermane i përgjigjet komentit të Musk

Me humor ironi, qeveria gjermane iu përgjigj komentit të djeshëm të Elon Musk për kancelarin Olaf Scholz, të cilin në postimin e tij në platformën e tij “X” e quajti “budalla”.

“Ka liri për budallenjtë në X,” tha zëvendës zëdhënësja e qeverisë Christiane Hoffmann kur u pyet.

E pyetur pse qeveria gjermane i mbante llogaritë e saj në X, “në një platformë që u jep gjithnjë e më shumë një platformë ekstremistëve”, Hoffmann tha se media sociale ishte një mjet i rëndësishëm për qeverinë në përpjekjen për të informuar për punën e saj dhe për të shpjeguar pozicionet e saj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Musk e quajti kancelarin gjerman “budalla” pas rënies së koalicionit të tij trepartiak.

ME TE LEXUARAT