“E pëson” kryefamiljari/ Ja sa janë gjobat për ata që gënjejnë në censin e popullsisë

Aktualitet

“E pëson” kryefamiljari/ Ja sa janë gjobat për ata

Teksa në gjithë vendin ka nisur procesi i censit të popullsisë, drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli ka paralajmëruar qytetarët se në rast se nuk pranojnë të përgjigjen do të gjobiten

Dhuli deklaroi se për ata që nuk përgjigjen ose gënjejnë në pyetësor do ketë penalitete sipas ligjeve me gjoba që variojnë nga 50 mijë lekë deri në 100 mijë lekë të reja.

Ajo sqaroi se në momentin kur shterohen të gjitha përpjekjet për t’i anketuar qytetarët dhe nuk janë përgjigjur, do të gjobitet kryefamiljari.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Pas të gjitha përpjekjeve që stafi do bëjë për të ndërgjegjësuar qytetarët që të japin përgjigje, do bëjmë me dije se gjithë akt i Censiut është një akt që mbështetet mbi një bazë ligjore. Është e detyrueshme përgjigjja, për pyetje që janë të detyrueshme. Ka penalitet konform ligjit. Për të gjithë familjen. Nëse verifikohet që është gënjyer patjetër që kemi politika që do ndjekim procesin e raportimit.”- tha Dhuli.

ME TE LEXUARAT