E ndiqte prej ditësh/ Detajet nga atentati në Tiranë, çfarë regjistruan kamerat e sigurisë

Aktualitet

E ndiqte prej ditësh/ Detajet nga atentati në Tiranë,

Detaje të reja dalin në dritë nga atentati që ndodhi një ditë më parë në qendër të Tiranës, ku mbeti i vrarë 65-vjeçari Behar Sofia. Ngjarja ndodhi mëngjesin e djeshëm në Rrugën e Elbasanit, pranë Piramidës.

Nga analizimi i pamjeve të kamerave të sigurisë rezulton se atentatori e ka pritur tek dera e pallatit disa ditë. Po ashtu Bezat bën me dije se mëngjesin e djeshëm ai e gjurmoi nga dera e pallatit deri përballë Piramidës ku dhe e qëlloi me një plumb në qafë e tjetrin në shpatull. Ndërkohë që ka dyshime se arma e krimit mund të jetë pistoletë TT me silenciator. Po ashtu mësohet se policia ka gjetur në vendin e ngjarjes 2 gëzhoja. Disa kamera sigurie kanë kapur të dyshuarin.


Nga pamjet e kamerave, rezulton se autori është mëso burrë i veshur me kostum sportiv të errët dhe fytyrën e ka pasur të mbuluar, ndërkohë që ka dyshime se bëhet fjalë për një vrasës me pagesë. Policia ka këqyrur apartamentin e viktimës dhe ka marrë në pyetje dhe bashkëshorten e tij, por nuk ka nxjerrë të dhëna të nevojshme për hetimin. Biznesmeni Behar Sofia ishte ndarë si cdo mëngjes me bashkëshorten pa pasur një axhendë specifike.

ME TE LEXUARAT