E kritikoi Meta, ambasada amerikane i dorëzon cmimin antikorrupsion Ardian Dvoranit

Aktualitet

E kritikoi Meta, ambasada amerikane i dorëzon cmimin antikorrupsion Ardian

Ambasada amerikane ka publikuar foton e gjyqtarit Ardian Dvorani qe ka marre ne doreim cmimin antikorrupsion diten e sotme.

 

Publikimi i fotos vjen pak ore pas reagimit te presidentit Ilir Meta i cili ka kritikuar vleresimin e dhene per gjyqtarin Dvorani me te cilin eshte perplasur ashper per me shume se nje vit ne lidhje me emerimin e anetareve te gjykates Kushtetuese.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Postimi i ambasades amerikane ne Tirane: 

Sot, gjyqtari Ardian Dvorani mori certifikatën e tij të çmimit Kampion Kundër Korrupsionit, shpallur dje nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken.


Nëpërmjet këtij Çmimi të sapokrijuar, Departamenti i Shtetit vlerësoi punën e guximshme të 12 avokatëve të luftës kundër korrupsionit nga e gjithë bota, përkushtimi i të cilëve për të mbrojtur transparencën, luftuar korrupsionin dhe siguruar llogaridhënie, ka mbrojtur bashkëqytetarët e tyre dhe ka ekspozuar keqbërjen.

Gjyqtari Ardian Dvorani nga Shqipëria ishte një prej këtyre kampionëve.

 

Departamenti i Shtetit e vlerësoi Dvoranin për punën e tij në zhvillimin e mekanizmave për të zvogëluar ndikimin politik dhe kriminal në sistemin e drejtësisë. Urime Ardian Dvoranit për përzgjedhjen si një Kampion Kundër Korrupsionit!

 

ME TE LEXUARAT