"E kemi nga ilaçet", dolën pozitiv në testin e drogës, 15 efektivë në Vlorë nuk pranojnë rezultatin

Aktualitet

"E kemi nga ilaçet", dolën pozitiv në testin e

15 efektivë dyshohet se kanë dalë pozitiv në testin e drogës që është bërë në Drejtorinë Vendore të Policisë së Vlorës. Burime bëjnë me dije se efektivët kanë rezultuar konsumues të lëndëve narkotike nga analizat që janë bërë gjaë testit të drogës.

Disa prej tyre e kanë kundërshtuar këtë test pasi kanë deklaruar se nuk kanë përdorur asnjëherë substanca narkotike, por dyshojnë se ndoshta përdorimi i ilaçeve shëndetësore, mund të ketë ndikuar në daljen pozitiv.


Efektivët kundërshtojnë testin duke e quajtur të pasaktë rezultatin. Kujtojmë se efiktëve të cilët kanë rezultuar si përdorues të drogës janë konstatuar dhe në Policinë e Shkodrës (11 efektivë), Tiranës (25 efektivë) dhe Elbasanit (2 efektive femra), ndërkohë që rezultatet e testeve në qytetet e tjera nuk kanë dalë ende.

ME TE LEXUARAT