E FUNDIT/ Tjetërsimi i pronave në bregdet, SPAK merr vendimin për “Rrumin”

Aktualitet

E FUNDIT/ Tjetërsimi i pronave në bregdet, SPAK merr vendimin

Më kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka firmosur masën e sigurisë arrest me burg në mungesë për Aleksandër Lahon, i njohur ndryshe me nofkën “Rrumi”.

Ai dyshohet për veprën penale të korrupsionit që lidhet me tjetërsimin e pronave në bregdetin e Durrësit, konkretisht në Gjirin e Lalzit dhe në Hamallaj.  

“Rrumi” është një personazh i njohur për drejtësinë shqiptare dhe me shumë dritë hijë në botën e krimit. Ai i ka mbijetuar një atentati të mirë organizuar më 1 nëntor 2019 teksa udhëtonte me ish- prokurorin Arian Ndoji.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga breshëria e plumbave mbeti i vrarë shoferi Andi Maloku, ndërsa u plagosën ish-Prokurori dhe Aleksandër Laho.

“Rrumi” është duke u hetuar për tjetërsim masiv të pronave. Në rastin konkret masa e sigurisë për të është firmosur nën dyshimet e veprës penale të korrupsionit dhe ai nuk është i vetëm në këtë proces, por ka edhe zyrtarë dhe ish zyrtarë në hipotekën e Durrësit”

ME TE LEXUARAT