E FUNDIT/ Sherri në Vlorë me tre të plagosur rëndë, dalin emrat, kush është autori që goditi edhe veten
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës, në lagjen 28 nëntori, ku një person ka plagosur me thikë dy të tjerë, e më pas edhe veten.
Behet me dije se autori i plagosjes së dy personave në Vlorë, e më pas edhe veten është Mexhit Hyskaj 40 vjeç.
Ndërkohë dy të plagosurit e tjerë janë Kevin Nuredini 23 vjeç dhe Ervis Sejko 35 vjeç.
Merr lajme ekskluzive në Viber
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.
Ngjarja ka ndodhur brenda një berberhane në qytetin e Vlorë, ku mësohet se një autori është futur brenda biznesit dhe ka goditur dy punonjësit e tij.
Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit, ndërsa policia ka vënë në pranga autorit, ndërsa dy punonjësit e berberhanes janë transportuar në spital.