E FUNDIT/ Qëlloi në drejtim të vëllait pas konfliktit për plazhin në Radhimë, arrestohet autori

Aktualitet

E FUNDIT/ Qëlloi në drejtim të vëllait pas konfliktit

Arrestohet një nga vëllezërit Kondi që u përfshinë në konfliktin që degradoi në përdorimin e armës së zjarrit këtë të hënë në një nga plazhet e Radhimës.

Behet me dije se në pranga ka rënë Eduard Kondi, në një nga banesat në zonën e Lungomares dhe është shoqëruar në Komisariat.

Ai dyshohet të ketë qëlluar ndaj vëllait të tij, Benjamin Kondi.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Ky i fundit mësohet se ishte kthyer mbrëmjen e djeshme nga Anglia dhe sot kishte shkuar në plazhin i cili administrohej nga vellai i vogël, Eduardi.

Sipas burimeve, ka qenë Eduardi që nga parkimi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të Benjaminit rreth 5-6 herë.

Qëlloi me armë zjarri dyshohet në drejtim të vëllait të tij, në Radhimë, Policia kap në kohë rekord autorin e dyshuar.

Si rezultat i reagimit në kohë nga shërbimet e Policisë, u bë e mundur kapja dhe prangosja e shtetasit E. K., 34 vjeç, banues në Vlorë, i cili dyshohet se për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në plazhin e Radhimës, në drejtim të vëllait të tij, shtetasit B. K., 45 vjeç, ku nuk ka patur persona të lënduar.

Shtetasi E. K, u shoqërua në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Janë shoqëruar gjithashtu nga Policia, deri në këto momente, 9 persona, për t’u marrë në pyetje në lidhje me rrethanat e ngjarjes.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje, si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.

ME TE LEXUARAT