E FUNDIT/ Plas sherri mes policëve në Tiranë, punonjësi i FNSH i nxjerr armën shefit të operacionales (EMRAT)
Një konflikt mes punonjësve te policisë ka çuar në përdorimin e armëve mes tyre të hënën në mbrëmje.
Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes në zonën e ish-bllokut pranë njësisë bashkiake nr 5.
Punonjësi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë Rigers Iljazi, së bashku me vëllanë Marjus Iljazi janë konfliktuar me shefin e operacionales në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, Vladimir Laska.
Merr lajme ekskluzive në Viber
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.
Të pranishëm ne konflikt ishin edhe Blerim Qarri dhe Elton Bisi.
Raportohet se konflikti mes tyre ka agravuar dhe të dy palët kanë kërcënuar me armën e shërbimit.
Pas marrjes se njoftimit, ata janë çuar në komisariatin nr. 2 dhe Agjencia e Mbikqyrjes Policore po kryen hetimin.