E FUNDIT/ Ndryshime në Polici, lëvizin drejtorët në Durrës e Dibër, ja emrat

Aktualitet

E FUNDIT/ Ndryshime në Polici, lëvizin drejtorët në

Skënder Hitaj është emëruar drejtor i ri i Policisë së Qarkut të Durrësit. Ky është emri i parë i emëruar i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Muhamet Rrumbullaku për drejtues qarku.

Deri më tani ai ka mbajtur postin e Drejtorit të Policisë në Qarkun e Dibrës. Prezantimi i Hitajt si Drejtor i Policisë së Durrësit pritet të bëhet ditën e sotme.

Ndërkohë, në vend të Hitajt, si Drejtor i Policisë së Durrësit është emëruar Dhimitraq Ziu. Ky i fundit mbante deri tani postin e zv.drejtorit për Rendin në Durrës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pak ditë më parë, U paralajmërua se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Muhamet Rrumbullaku i ka gati ndryshimet në kupolën e Policisë së Shtetit.

Sipas burimeve, për të marrë drejtimin e Policisë së Elbasanit është propozuar Ilir Proda, ndërsa për në krye të Policisë në Qarkun e Tiranës është propozuar Ardian Çipa.

 

 

ME TE LEXUARAT