E FUNDIT/ Katër vrasje në 24 orë, ish-prokurori plas deklaratën e fortë dhe i bën thirrje policisë

Aktualitet

E FUNDIT/ Katër vrasje në 24 orë, ish-prokurori plas

Ish- prokurori Shkëlqim Hajdari, ka folur ditën e sotme në një emision televiziv në lidhje me vrasjet që tronditën vendin 24 orët e fundit, duke u shprehur se këto vrasje nuk i ngjajnë njëra-tjetrës.

Ai tha gjithashtu se SPAK duhet se është timoni dhe se është ai që udhëheq hetimet.

Ndërsa u shpreh se grupet kriminale janë të pamëshirshme, ai po ashtu tha se ngjarje të tilla nuk ndodhin vetëm në Shqipëri, por edhe në BE si edhe në SHBA.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

“Katër vrasje, por asnjëra e ngjashme me njëra-tjetrën. Vrasjet janë të gjitha të rënda, por më të rënda janë ato që kryhen nga grupe të strukturuara kriminale.

Vrasja në Fushë-Krujë është vrasje e pastër sipas transmetimit në media dhe nga mënyra se si është kryer. Këto janë shumë të ashpra. Grupi i vrasjeve si i Elbasanit mbrëmë dhe Sarandës sot janë vrasje në grindje e sipër merret jeta e një personi për arsye banale.

Grupi tjetër është ai i hakmarrjes. Një kapitull i katërt janë vrasje aksidentale, apo nga pakujdesia. Policia në këto raste duhet të ketë përgjigje, duhet të forcohen masat e punonjësve në terren.”, tha ai.

Atentati i Vlorës me dy viktima?

Shkëlqim Hajdari: Ngjarje të tilla nuk ndodhin vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të BE dhe SHBA, ngjarje të rënda në shkolla kemi parë, njerëz terroristë, të mos themi që Shqipëria është e veçantë. Rasti nuk është i parë, është i pamëshirshëm, kanë përvojë për të kryer vrasje të tilla.

Arsye që kemi këtë përplasje mendoj se është që SPAK ka treguar që është i vendosur që nëpërmjet provave dhe shfrytëzimit të njerëzve të penduar shumë shpejt të shkojnë drejt autorëve, kjo ka bere bandave si duket të veprojne.

Dalja në skenë e Dumanit?

Hajdari: Njerëzit e përfshirë në krimin e organizuar po kuptojnë se nuk mund të penetrojnë dot dhe se herët apo vonë do të mund të përballen me drejtësinë.

Ndërkohë ai shtoi se strukturat duhet të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, për të vënë përpara përgjegjësisë autorët kryesorë.

“Kjo duhet të jetë funksionale, një gjë pozitive mendoj që është se bashkëpunimi rajonal ndërkombëtar dhe besoj me ardhjen e zotit Nano, ai ka krijuar bindjen se është një drejtues policie I besueshëm dhe kjo rrugë duhet të vazhdojë sepse krimi i bandave është ndërkombëtar.

Sot është e provuar se një pjesë e madhe e autorëve jetojnë dhe punojnë në Dubai. Dubai është një nga qendrat ku njerëzit e krimit kanë gjetur strehim.

Djegia e makinës larg vendit të ngjarjes, duket e njëjta skemë? A janë atentatorët që ndjekin hapat e njëri-tjetrit?

Shkëlqim Hajdari: Kjo skemë është e trashëguar. Nuk është praktikë vetëm shqiptare. Grupet e strukturuara kriminale thuajse të njëjtën metodë përdorin.

Reagimi i opozitës dhe a po përdoren politikisht këto ngjarje?

Shkëlqim Hajdari: Me ligj Policia e Shtetit, SHISH është e depolitizuar Politika mund të shërbejë vetëm duke motivuar policinë dhe duke kërkuar nga qeveria, të bëhet presion nga opozita që të shihen kushtet e punës të punonjësve të policisë.

A ka brenda policisë njerëz të lidhur me segmente,? Po ka. Kjo është detyrë e opozitës të denoncojë me fakte.

Më tej ai shtoi se në situata të jashtëzakonshme, policia duhet të përgjigjet edhe me masa të jashtëzakonshme.

ME TE LEXUARAT