E FUNDIT/ Kapet shqiptari "specialist" i arratisjeve nga qelia, si iku nga burgu një vit më parë

Aktualitet

E FUNDIT/ Kapet shqiptari "specialist" i arratisjeve nga qelia, si iku

Një 39-vjeçar shqiptar ishte zhdukur korrikun e kaluar nga provinca e Milanos, ku po vuante dënimin e tij në burgun e zonës.

 Megjithatë, shqiptari u gjet dhe u arrestua më 10 gusht në periferi lindore të Romës, më shumë se 600 kilometra larg.

Sipas mediave përtej Adriatikut, 39-vjeçari ishte arratisur më 28 korrik nga një objekt në Mesero, ku vuante dënimin.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

 Hetimet nisën menjëherë pas arratisjes së shqiptarit dhe u fokusuan në territorin romak të Rocca Cencia, vend ku ai ishte arrestuar tashmë në të shkuarën.

Kjo nuk ishte hera e parë që ai arratisej, pasi në fakt, në vitin 2020, ai arriti të arratisej nga burgu i Velletri para se të bllokohej pas një ndjekjeje të guximshme në kryeqytet. 

Një vit më parë, megjithatë, ai u arrestua në Linate për kthimin në Itali, pasi u dëbua për një sërë krimesh të kryera ndër vite, përfshirë tentativën për vrasje të një punonjësi të policisë.

Pas rikthimit në qeli 39-vjeçari shqiptar duhet të vuajë ende dënimin me 1 vit e 3 muaj por ndërkohë pritet dhe vendimi për arratisjen.

ME TE LEXUARAT