E FUNDIT/ Pas gjyqit, plas sherri mes palëve, rrihet avokati në Fier
Një gjyq për cështje pronësie ka përfunduar me rrahjen e një avokati në gjykatën e Fierit. Ngjarja ka ndodhur sot pranë gjykatë së Fierit në përfundim të një seance gjyqësore.
Fill pas përfundimit të seancës gjyqësore, palët në konflikt janë përplasur fizikisht me njeri-tjetrin duke goditur me grushte e shkelma, ndërsa kësaj nuk i ka shpëtuar edhe avokati i njërës prej palëve.
Mësohet se ky i fundit është dhunuar gjithashtu gjatë këtij sherri.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Menjëherë ka ndërhyrë policia, e cila ka shoqëruar në ambientet e komisariatit të qytetit katër persona, ndërsa tani po bëhen procedurat përkatëse për të zbuluar shkakun e konfliktit si edhe rrethanat në të cilat u zhvillua ai.