E FUNDIT/ Gjendet e pajetë një 48-vjeçare në anë të lumit Shkumbin, dyshimet e para (emri)
Një 48-vjeçare e identifikuar si Nexhmije Hasani, është gjetur e pajetë në anë të lumit Shkumbin në afërsi të fshatit Mirakë, në Librazhd.
Nga informacionet paraprake dyshohet se gruaja është vetëmbytur.
Njoftimi i plotë i policisë:
Merr lajme ekskluzive në Viber
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.
Më datë 25.05.2022, në anë të lumit Shkumbin, afër fshatit Mirakë, Librazhd, është gjetur e pajetë shtetasja N. H., rreth 48 vjeçe, banuese në Mirakë, Librazhd.
48 vjecarja dyshohet të jetë vetëmbytur.
Nga këqyrja paraprake e kufomës, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.