E FUNDIT/ Familjarët denoncuan zhdukjen, gjendet i pajetë në një greminë 69-vjeçari në Finiq
Lajmifundit
/
30 Janar 2023, 12:16
Aktualitet
Është gjetur i pajetë 69-vjeçari Taqi Bërxulla, i cili u deklarua i humbur ditën e djeshme nga familjarët në bashkinë Finiq, Sarandë.
Konfirmohet se trupi i tij u gjet në një greminë, afër manastirit të Shën Spiridhonit.
69-vjecari u shpall i humbur mbrëmjen e së dielës nga familjaret të cilët nuk kishin asnjë lajm prej tij, ndërsa sot i moshuari u gjet i vdekur.