E FUNDIT/ E rëndë në Tiranë, aksident automobilistik me vdekje ne aksin Shkozë-TEG

Aktualitet

E FUNDIT/ E rëndë në Tiranë, aksident automobilistik me

Një aksident me vdekje ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Shkozë-TEG.

Policia bën me dije se një automjet ka aksidentuar një person i cili ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Nuk dihet ende identiteti i drejtuesit të automjetit dhe as rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti i rëndë. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Njoftim i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 06.12.2022, rreth orës 17:30, në aksin rrugor Shkozë – TEG, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për saktësimin e gjeneraliteteve të drejtuesit të automjetit dhe të viktimës, si dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

ME TE LEXUARAT