Arrestohet supertifozi i Kombëtares, Ballist Morina

Aktualitet

Arrestohet supertifozi i Kombëtares, Ballist Morina

Ismail Morina, tifoz simbol i kombëtares shqiptare, është arrestuar. Lajmin e bën të ditur lideri demokrat, Sali Berisha, që kërkon lirimin e tij urgjent.

Berisha shton se arrestimi i tij është bërë me urdhër të Ramës.

POSTIMI I BERISHES

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rama, me urdhër të Beogradit, arreston superfansin e kombëtares tonë, Ismail Morina.

Kërkoj lirimin e tij urgjent.

Të dashur miq, me urdhër të Edi Ramës, arrestohet sapo vuri këmbën në dheun e tij, Ismail Morina si hakmarrje për dronin që lëshoi në stadiumin e Beogradit me figurat e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit, dhe që harboi fare ultranacionalistët serbë me në krye serbomadhin Vuçiç.

Që nga ajo kohë, Ismail Morina është shndërruar në njeriun më të persekutuar në Ballkan. Rama dhe Vuçiç, përkatësisht shërbimet e tyre sekrete, kanë montuar kundër Ballistit kurthe të ulëta dhe kanë sajuar akuza pa asnjë bazë.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe arrestimin e Morinës dhe kërkoj lirimin e menjëhershëm të tij.

Ju bëj thirrje të gjitha organizatave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut të ndërhyjnë për lirimin e tij të menjëhershëm dhe të dënojnë persekutimin politik të Morinës nga binomi famëkeq Rama-Vuçiç.

ME TE LEXUARAT