E FUNDIT/ Aksident me vdekje në Gjirokastër

Aktualitet

E FUNDIT/ Aksident me vdekje në Gjirokastër

Një aksident me vdekje është regjistruar pasditen e sotme në Gjirokastër.

Mësohet se një 62 vjeçar që drejtonte automjetin tip “Fiat”, ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga, dhe ka marrë dëmtime të shumta në trup.

Shtetasi i identifikuar si Feim Mazaj është transportuar për në Spitalin Rajonal Gjirokastër por nuk ka mundur të mbijetojë. ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Gjirokastër-Çajup, ku

 “Rreth orës 16:45, në aksin rrugor Gjirokastër-Çajup, në vendin e quajtur “Erind”, shtetasi F. M., 62 vjeç, banues në fshatin Erind, Gjirokastër, duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.

Shtetasi F. M. është transportuar për në Spitalin Rajonal Gjirokastër por ka ndërruar jetë si pasojë e dëmtimeve të marra”,- njofton policia.

Ndërkohë, grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.

 

ME TE LEXUARAT