E FUNDIT/ Aksident i rëndë në Fushë Kuqe, përplaset për vdekje 2-vjeçari
Një aksident tragjik është raportuar pak minuta më parë në Fushë-Kuqe të Kurbinit, ku ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta një fëmijë 2 vjeç.
Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.
Ndërsa prindërit e fëmijës kanë marrë lëndime të lehta.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Mësohet se familja e viktimës janë nga qyteti i Milotit.
Kurbin/Informacion paraprak
Rreth orës 18:00, në aksin rrugor dytësor Laç-Fushe Kuqe, në vendin e quajtur " Kryqëzimi i Fushe Kuqes", janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin E. T. me automjetin me drejtues shtetasin A. R.
Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi A. R. dhe pasagjeria I. R. të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, si dhe ka ndërruar jetë fëmija i mitur 2 vjeç.
Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.