E FUNDIT/ Aksident i rënde në Fier, 8 makina dhe 1 motor përplasen në një kryqëzim

Aktualitet

E FUNDIT/ Aksident i rënde në Fier, 8 makina dhe 1 motor

Jo pak por 8 automjete dhe një motorr janë përfshirë në një aksident në qytetin e Fierit. Përplasja ka ndodhur në vendin e njohur si “Zogu i Zi” në kryqëzimin e lagjes Apolonia në Fier.

Siç duket edhe nga pamjet e siguruara, mjetet janë përplasur me njëra-tjetrën në një kohë kur qarkullimi i automjeteve është i madh.

Gazetari Ervis Kuçi raporton se 2 automjete tip Golf, 1 Skoda, 1 Honda, 1 Peugeot, 1 Audi, 1 Opel, 1 Mercedes Benz dhe një motor që shërben për shpërndarjen e picave janë përfshirë në aksident, shkaqet e të cilit ende nuk dihen.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat policore ndërsa paraprakisht mësohet se nuk ka të lënduar në gjende të rendë, por vetëm dëme materiale.

ME TE LEXUARAT