E FORTË/ Analisti: I dimë me emra kush po ndërton, por s’guxojmë t’i themi se na vrasin

Aktualitet

E FORTË/ Analisti: I dimë me emra kush po ndërton, por

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Open”, diskutimi është ndalur tek projekti për ndërtimin e Portit të Durrësit. 

Gazetari Dritan Hila është përplasur me analistin Fatos Lubonja duke i thënë se flasin me hamendje.

Ky i fundit i është përgjigjur duke thënë se ne i dimë emrat se kush po ndërton por nuk i përmendim se mund të na vrasin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pjesë nga debati:

Hila: O zotëri janë me emër dhe mbiemër, offshor ai është për problemet e veta se s’do të paguaj taksa në Dubai, nuk ka lidhje që është para e papastër

Lubonja: Po mirë e lëmë këtë, hamendje është që këto kanë filluar të shiten që një vit më parë? Nëse janë shitur më parë është e paligjshme

Hila: Ateheherë ka një legjislacion, nëse nuk e dini që ndërtuesit shqiptar i shesin që në gropë…

Lubonja: Po jo mo jo

Hila: Të lutem shumë pyet në Itali se nuk e ditke

Lubonja: Në Itali ndërtohet me banka

Hila: Më vjen shumë keq që mosditurinë e shisni si kundërshti kundër meje

Lubonja: Nuk ndërtohet me pare cash, kanë dalë 60% që ndërtojnë kështu, nuk nderojnë me para nga banka, e di gjithë Shqipëria që këtu krimi po organizon, i dimë me emra njerëzit se na vrasin, emrat e këtyre që po ndërtojnë

Hila: Unë kam ardhur këtu për Portin e Durrësit jo për portet e tjera… arsyeja se pse po e mbroj portin e Durrësit e mbroj se në 400 km bregdet nuk  ke një port.

ME TE LEXUARAT