E dashura e "penditos" shënjestër e tritolit në Elbasan, Gjovana Nikolli kërcënoi të dashurën e Nuredin Dumanit
Brenda banesës së katit të 4 ku shpërtheu lënda plasëse në Elbasan jetonte shtetësja Gjovana Nikolli së bashku me motrën e saj.
Nikolli rezulton të jetë e dashura e Amarildo Nikolli aloas Xhenje i cili është bërë i penduar i drejtësisë dhe dosja e tij po hetohet nga SPAK.
Ai u ndalua në Vlorë rreth 1 vit më parë e ndërsa kishte dyshime se në qytetin bregdetar do të kryente një vrasje.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Sipas të dhenave pak ditë para shpërthimit me lëndë plasese ajo ka shpërndarë një video live duke folur mbi të dashurën e të penduarit tjetër të SPAK, Nuredin Dumani.
Mes të tjerash me tone kërcënuese Gjovana Nikolli i thotë: O Nuredin Dumani të bëj thirrje ta mbash të dashurën tënde ti, se po ta kapa këtu nëpër Itali se ke idenë ça mund ti bëj....
Burimet bëjnë me dije se ajo bashkë me motrën e saj kanë qenë në banesën e saj në momentin e sulmit.
Para policisë së Elbasanit nuk ka pranuar të japë asnjë shpjegim duke u shprehur e rezervuar./ora news