"E blejnë tre herë më lirë", Jahtet miliona euroshe në radhë për tu mbushur me naftë në Sarandë

Aktualitet

"E blejnë tre herë më lirë", Jahtet miliona

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka publikuar disa video në Facebook, ku shihen jahte që kushtojnë disa milionë euro që ankorohen në molin e Sarandës.

Në postimin e tij Hoxha shkruan se ajo që i sjell këto mjete superluksoze në bregdetin shqiptar është çmimi i naftës.

Ligji i ri u jep mundësinë mjeteve luksoze që të marrin naftën pa taksa. Sipas Hoxhës këto mjete superluksoze e blejnë naftën në Shqipëri me një çmim tre herë më të ulët nga sa e marrin qytetarët e këtij vendi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Postimi i Hoxhës:

Trafik i renduar superjahtesh ne Gjirin e Sarandes. Duket sikur jane ne gare kush te hy dhe kush te dale me pare nga moli i peshkarexhave te Sarandes..:

Jane aq te medhenj sa detyrohen te futen mbrapsht ne molin e vogel te peshkimit, pasi nuk kane mundesi ku te rrotullohen.

Po çfare “halli” i detyron keto mjete luksoze prej dhjetera milione eurosh, qe te stermundohen per t’u ankoruar ne nje mol ku nuk ka asgje perveç nje platforme te thjeshte betoni, qe nga koha e komunizmit???!!!

Vijne nga thellesia e Egjeut apo portet greke te detit Jon, per t‘u furnizuar me karburantin qe e marrin pa taksa ne territorin shqiptar, me çmim gati trefish me te lire se karburanti qe blejne qytetaret shqiptar pas çmimeve stratosferike te vendosura nga bordi qeveritar i transparences…

Dhe keta miliarderet nuk u turperokan fare!!!!Vijne nga thellesia e Mesdheut për te mbushur serbatoret e superjahteve të tyre me karburant te lire, ne nje palo mol peshkimi, ne vendin me  qytetaret me te varfer te Europes, qe e blejne karburantin me shtrenjte se në çdo vend te kontinentit!!!!!!

ME TE LEXUARAT