Dyshohet se vrau shokun, video ku reperi Buta flet për krimet e vëllait të tij problematik

Aktualitet

Dyshohet se vrau shokun, video ku reperi Buta flet për krimet e

Reperi nga Ferizaj, Betim Januzi, i njohur me nofkën Buta kishte rrëfyer të kaluarën e vëllait të tij, Qëndrim Januzi, i cili dyshohet se vrau një person mbrëmë në qytetin e Ferizajt.

Buta në një intervistë për T7 në vitin 2018 kishte treguar se si vëllai i tij ishte dënuar për një tentim-vrasje dhe kishte bërë 3 vjet burg.

“Vëllai ka qenë në burg për tentim-vrasje, është dënuar edhe për tentim-vrasje edhe për armëmbajtje pa leje se e ka gjujt me allti, ka mbajt tre vjet burg edhe ka dalë në vitin 2016”, ka thënë ai.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Reperi po ashtu ka thënë se kanë pasur vazhdimisht probleme dhe zënka me njerëz të ndryshëm.

“Kemi pasë probleme të mahallës, deri para 2014-2015 janë kry krejt. Nuk kanë qenë probleme me u rre por kanë qenë më serioze, kemi qenë në bela, jo me gjak por me shoqëri.

Kam shokë që kanë vdekë, kam shokë që kanë qenë në burg, vëllai im ka qenë në burg”, kishte thënë ai.

30 vjeçari nga Ferizaj, Qëndrim Januzi, dyshohet se ka vrarë mbrëmë një person poashtu 30 vjeçar me inicialet G.H. në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj rreth orës 00:53.

ME TE LEXUARAT